JOQ Albania
Home

Pa liçensë por me armë, taksisti qëllon në Tiranë dhe rrezikon jetën e tre personave
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/08/2016 7:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

taksiNdërsa Tirana u zgjua me të shtëna armësh mëngjesin e djeshëm, të cilat mund të rezultonin fatale për jetën e tre vëllezërve, ditën e sotme është zbuluar e vërteta e kësaj ngjarje që la shije të hidhur tek të gjithë.

Gjithçka ka nisur pas bllokimit të rrugës me makinë për taksistin Leonard Kaçaniku, i cili punonte në të zezë. Kaçaniku u vu në prangat e policisë pasi qëlloi me armë në drejtim të vëllezërve Klentian Buda, Shaban Buda e Ergys Buda, pas sherrit të bërë në rrugën “Sadik Petrela”, në zonën e Xhamllikut, ku edhe punonte në të zezë.

Në një moment që ai kishte pasur klientë, rruga i ishte bllokuar nga makina e një prej vëllezërve, që banonin aty pranë.

Në gjaknxehtësi e sipër, Kaçaniku është konfliktuar me ta dhe ka qëlluar me armë. Për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të dëmtuar nga kjo ngjarje.