Është verë. Një pjesë e emigrantëve që janë jashtë vendit kthehen në Shqipëri e një pjesë tjetër, krahas pushimeve, lidhin edhe fatin e jetës me femrat vendase e i marrin në shtetet ku jetojnë. Por, ka edhe nga ata që nga vendet ku janë, porosisin prindërit apo përdorin rrjetet sociale për të arritur që të krijojnë njohje me femra apo meshkuj në Shqipëri.
Rastet e mëposhtme janë pasqyra e situatës së çdo muaji gusht në vednin tonë. Ka qenë e para një vajzë 24-vjeçare, e cila jeton dhe punon jashtë vendit si eskortë. Ajo shprehet se këtë punë e ka bërë për një jetë më të mirë dhe tashmë ka vendosur të heqë dorë nga kjo punë, ndaj kërkon ndihmën tuaj për të gjetur një person të sinqertë dhe liberal, që të mos i kujtojë të shkuarën e saj për ta ofenduar.
“Jam nje vajze 24 vjece, jetoj jashte vendit dhe kam punuar escort disa vite sa per te siguruar nje jet me te mire.. Dhe ja kam dale te kem gjithcka dua dhe nje pune te mire( nuk punoj me escort ) e vetmja gje qe me mungon eshte dashuria, dua dike te sinqert dhe liberal ( nuk ka rendesi feja, prejardhja, mosha, gjendja ekonomike etj ) mjafton vetem mos te jete nga ato rastet tipike ku mashkulli i permend te kaluaren femres duke u perpjekur ta uli. Nuk i dini arsyet e mia, kam qen e vetme, duhet te paguaja shkollen e shume halle te tjera. Nqs dikush nuk e ka problem kte gje, te komentoje dicka pasi e kontaktoj vete.”, – shkruan vajza.
Por ajo nuk është e vetmja. Të njëjtin problem ka edhe një mashkull (ky nuk ka punua eskortë!), i cili është në kërkim të një femre 25-30-vjeçem për një lidhje serioze. Djali jeton në Norvegji me dokumente të rregullta dhe me punë të mirë. Ai thotë se për të nuk ka rëndësi feja apo virgjëria, të cilat i konsideron idiotësira.
“Atëhere do doja ndihmën tuaj nëse do ketë mundësi por anonim në publikim ju lutem. Kam disa muaj që jetoj në Norvegji me dokumenta të rregullta dhe punë gjithashtu , do doja te njihja një vajzë shqiptare për lidhje serioze 25-30. Nuk ka rëndesi feja apo apo dhe virgjëria ne se fund të fundit janë idiotesira për mendimin tim sepse gjithkush mund te bëje gabime në jetë, po ka mundësi vetëm propozimet serioze. Shpresoj të keni mundësi të ndihmoni se në fund të fundit pdhe ju do keni nje dhuratë n.q.s lidhja përfundon sic pretendoj. Ju faleminderit”, – shkruan djali.
E me sa duket, sezoni i mblesërisë ka arritur kulmin e tij.