JOQ Albania
Home

Ishte veshur me të shkurtra, burri tenton ta filmojë mes këmbëve
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23/03/2016 16:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

filmimNjë grua e quajtur Tegan Portener është përballur me një situatë të sikletshme. Ajo po udhëtonte me tren nga Sydney për në Newcastle dhe për një moment e ka zënë gjumi. Një burrë që ndodhej para saj ka nxjerrë telefonin dhe ka tentuar ta filmojë mes këmbëve. Ai ka shfrytëzuar një hapësirë që ekzistonte, ku dhe ka futur edhe telefonin për të incizuar.

Kur ajo u zgjua pa burrin që po e filmonte dhe i kërkoi atij që të ndalonte regjistrimin, por ai nuk ka pranuar. Ajo ka njoftuar policinë, e cila është duke hetuar incidentin me pamjet filmike që u ka dhënë gruaja.

Gruaja e veshur me pantallona të shkurtra pasi nuk e bindi dot burrin që kishte përpara, shkoi tek shoferi duke i kërkuar këtij të fundit që të lajmëronte policinë, e cila tani po heton rastin.