Një burrë rreth 60-70 vjeç ka humbur jetën sot në plazhin e Semanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa videoja e mbërritur pranë Jetaoshqef.al tregon momentin ku pushuesit e tjerë mundohen t’i japin ndihmën e parë plazhistit. Sipas raportuesit, ai sapo kishte ngrënë drekën dhe ndodhej në plazh bashkë me gruan e tij, ndërsa papritur ka përfunduar i shtrirë në breg të detit pasi kishte bllokim të frymëmarrjes.
“Shënohet viktima e radhës në plazhin e Semanit, neglizhenca e shtetit pësoi viktimën”, shkruan djali për Jetaoshqef.al duke denoncuar vonesën e ambulancës, e cila ka mbërritur të paktën 1 orë pasi është njoftuar.