
Në Qendrën Ndërkombëtare të Regjistrimit është regjistruar një kompani e re, e quajtur Saranda International Airport. Regjistrimi i kësaj kompanie erdhi në kohën kur qeveria është në negociata me Tirana International Airport për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare.
34% të kësaj kompanie i përket Donald Shenës dhe 66% të aksioneve i përkasin një shoqërie me emrin American Capital Group.
Pas 15 vitesh, duket se më në fund kompania gjermane, që administron aeroportin e Rinasit ka pranuar të lëshojë monopolin e fluturimeve ndërkombëtare.