JOQ Albania
Home

Vëllai që kërkoi ndihmë në Facebook e gjen të vdekur Armelën: Motra ime ndërroi jetë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23/07/2016 6:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme shqiptari Arbnor Segashi i dëshpëruar për motrën e tij, e cila rezultoi e humbur pas sulmeve në Gjermani, ka bërë apel dje për ndihmë për gjetjen e saj. Por, mediat kosovare bën me dije dje se shoqja e Armela Sagashit është gjetur e vrarë. Sabina Sulaj është emri i saj, e cila rezulton të ketë qenë nën shoqërinë e Armelës, por edhe kjo e fundit ka ndërruar jetë. Këtë e ka bërë me dije vëllai i saj, Arbnori para disa minutash.

"Armela – Vajza, motra dhe shoqja jon e dashur ndrroj jet. Faleminderit per shpresat dhe ndihmen dhe mbeshtetjen. Gjithmonë ne Zemer", është ky mesazhi i tij në Facebook.

Ndërkohë nëna e Armelës mbrëmjen e djeshme,  Nazmija, tha se edhe shoqja e vajzës së saj, Sabina Sulaj,  ka vdekur.

“Gjithçka di për Sabinën është se nëna e saj është nga Shqipëria dhe babai është nga Kosova. Ajo ka qenë shoqe me vajzën time Armelën”.

Arbnori dje i dëshpëruar ka postuar një foto me motrën, ku shton detaje të pamjes së saj fizike si dhe veshjen që vajza mbante në trup në momentin  ngjarjes. Postimi i tij u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale në Gjermani, ndërsa sot ai jep lajmin e trishtë, motra e tij ka vdekur.  Në statusin e tij ka marrë shumë mbështetje nga të huaj dhe shqiptarë, një dhimbje e madhe për të gjithë.

Arbnori dhe Armela janë nga Podujeva dhe prej disa vitesh jetojnë në Gjermani. Ngushëllime familjarëve të dy vajzave shqiptare, zoti ju dhëntë forcë!