Ajo nuk është një personazh shumë i njohur për mediat shqiptare, por është e fejuara e një prej futbollistëve të suksesshëm të vendit. Ditën e sotme Eriselda Levanaj i ka bërë një dedikim prekës të fejuarit të saj Franc Veliu, duke i uruar shumë suksese në ndeshjet e tij me ekipin e Flamurtarit.
Pas 9 sezonesh te Flamurtari mbrojtësi vlonjat në shtator të vitit 2015 u bë pjesë e Kukësit. Me sa duket, ai është kthyer sërish tek dashuria e tij e vjetër, e këtë herë më në formë se kurrë.