JOQ Albania
Home

Redaktorja e News 24 shpërthen në lot, pasi tre gazetarë lënë punën
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/03/2016 15:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“Kurthi” i radhës që redaksia e News24, u bën gazetarëve dhe punonjësve të saj. Janë bërë të shumta shakatë që kolegët bëjnë mes njëri-tjetrit për t’ua uruar ndryshe ditëlindjet, por siç duket redaktorja e rretheve Esmeralda Mali e ka “ngrënë” këtë kurth.

Sot ka qenë ditëlindja e saj, por në vend të urimeve tre gazetarë e telefonojnë për ta njoftuar se do ta linin punën. Arsyet që dhanë  ishin të ndryshme, megjithëse lihej të kuptohej se shkaku kryesor i këtyre largimeve, ishte sjellja jo e mirë e redaktores.

Siç duket edhe nga kamera e fshehtë, pas këtyre tre largimeve Esmeralda nuk i ka mbajtur dot lotët. Menjëherë kanë ardhur kolegët e tjerë bashkë me urimet për ditëlindje duke treguar që kjo ishte thjesht surpriza e radhës që News24 u bën gazetarëve