Biznesmeni Fatmir Kajolli, është arrestuar ditën e sotme nën akuzën për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”. Biznesmeni është dënuar në Itali me 22 vite burg.
Ai gjithashtu është ish- këshilltar në Bashkinë e Fierit, si dhe është akuzuar më parë së bashku me dy djemtë e tij për dhunimin e një numëruesi të PS.
Kajoli në vitin 2009, është akuzuar se ka qenë i përfshirë në sherr me pistoleta brenda ambienteve të PD-së.