Ky është një nga kampionatet më të çuditshëm në botë që u zhvillua në Gjermani. Për të qenë konkurrent, pse jo dhe për ta fituar këtë garë, ju duhet të keni një model të veçantë dhe unik, të mjekrës dhe mustaqeve tuaja.
Kompeticioni, që u zhvillua në Shoemberg, tërhoqi më shumë se 300 pjesëmarrës.
Ky kampionat, është zhvilluar për herë të parë në vitin 1990. Vendi organizues ndërrohet çdo vit, në varësi nga fituesi.