JOQ Albania
Home

Ndryshojnë rregullat e futbollit, ja risitë
Shkruar nga: | Publikuar më: 06/03/2016 13:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bordi i Federatave të Futbollit, në mbledhjen e zhvilluar në Kardif të Uellsit, ka vendosur që të përdoret moviola në fushë. Pas teknologjisë në vijën e portës, u miratua zyrtarisht përdorimi i pamjeve filmike për çdo episod të dyshimtë që lind gjatë një ndeshjeje futbolli.

Ky sistem i ri teknologjik do të testohet fillimisht për një periudhë 2­-vjeçare duke nisur që nga sezoni 2017-­2018, ndërkohë që aktiviteti i parë që do të ketë moviolën në fushë do të jetë pikërisht Europiani i vitit 2020. Moviola në fushë do të përdoret në rastet e golave, faulleve, pozicioneve jashtë loje, në rastet e kartonëve të kuq dhe akordimit të 11­metërshave. Megjithatë, vendimin përfundimtar do ta marrë arbitri. Gjithashtu është ndryshuar edhe rregulli i kartonit të kuq automatik për lojtarin e fundit ose portierin që shkakton 11­-metërsh.

“Nëse portieri ose mbrojtësi, në përpjekje për të kapur topin shkakton një ndërhyrje të parregullt brenda lojës korrekte, nuk do të jepet karton i kuq, por vetëm i verdhë. Në të gjitha rastet e tjera, si ndërhyrjet e dhunshme që mohojnë një gol, do të ketë karton të kuq. Kjo normë do të hyjë në fuqi brenda 1 qershorit për Europianin dhe për Kupën e Amerikës”, ka thënë Infantino.

Vendet që kanë shfaqur gatishmërinë për eksperimentimin e moviolës në fushën e lojës janë Gjermania, Holanda, Italia etj.