Nëse fotot që ju postoni në Instagram janë të bukura, kreative dhe plot imagjinatë, atëherë ju mund të jeni të përzgjedhurit për një punë që do t’ju paguajë mijëra dollarë.
Përveç pagës, ju do të keni mundësinë edhe të udhëtoni falas nëpër botë vetë duke bërë fotografi për Instagram.
Kjo është puna e ëndrrave por, jo të gjithë do të kenë mundësinë ta përfitojnë pasi kreativiteti e veçanta do të jetë ajo që do t’ju kualifikojë.
Për të aplikuar ju duhet të bëni ‘Follow’ Netflix në Instagram, dhe të etiketoni tre fotot tuaja më të mira me përshkrimin #grammasters3. Afati i fundit është me 6 mars.