Largësia gjeografike, traditat dhe zakonet e ndryshme nuk e kanë penguar Republikën e Molossia-s që për një dekadë e gjysëm të përdorë himnin kombëtar të Shqipërisë.
Tani, himni i ri zyrtar është “Fair Molossia – shtëpia jonë”. Presidenti i Republikës Molossia, Kevin Baugh thekson se për 15 vite me radhë ka pasur ankesa të mëdha nga shqiptarët e Amerikës, për plagjiaturë, prandaj në dhjetor 2013, Republika Molossia vendosi të krijonte një himn të ri.Molossia, është vetë shpallur shtet në vitin 1977 dhe, ai që e krijoi këtë shtet, është Kevin Baugh. Presidenti i shtetit është dhe autori i tekstit të himnit të ri.