Ish ylli i Black Eyed Peas, Fergie Ferguson ka hedhur në treg klipin e saj të fundit me titullin “MILF$”. Një klip tepër sensual, në të cilin femra tepër të famshme dhe të njohura në mbarë botën lahen në qumësht.
Kjo është një risi, duke marrë parasysh se rëndom gjejmë videoklipe ku meshkuj e femra zhyten në drogë e alkool, të rrethuar nga para.
Në fakt, janë të gjitha ato femra që janë bërë nëna, pasi edhe MILF nënkupton femrat-mama, të cilat vijojnë të jenë ende tepër joshëse për meshkujt.
Në klip shfaqet Kim Kardashian, Chrissy Teigen, Ciara, Alessandra Ambrosio e nëna tjera, në formë shumë të mirë fizike.