JOQ Albania
Home

Njihuni me 15 vjeçaren që vuan nga një sëmundje e rrallë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29/02/2016 16:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ajo është Magali Gonzalez Sierra nga Kolumbia, e cila vuan nga një çrregullim i rrallë gjenetik. Ako është vetëm 15 vjeç por ka zemrën dhe mendjen e një të moshuare. Magali vuan nga sindroma Hutchinson-Gilford Progeria – një mutacion tepër i rrallë në gjenet që shkaktojnë plakjen ekstreme në një moshë të re. Për shkak të sëmundjes, mjekët i thanë se i kishte ngelur shumë pak jetë. Por pavarësisht kësaj ajo nuk e vuajti këtë fakt.

Mjekët u morën me rastin e saj të veçantë, por nuk mund të bënin dot asgjë për ta shpëtuar. Dëshira e fundit e Magali  ishte të organizonte festën e saj të ditëlindjes ku do të ftonte të gjithë njerëzit e afërm. Mesa duket dëshira e saj e fundit u realizua dhe ajo u shpreh se ndihej si një princeshë e lumtur.