Ndërkohë që bëhemi gati të shkojmë për pushime afër detit në vendet bregdetare, Dhërmiu është zgjedhja e parë për secilin prej nesh. Por paraprakisht duhet të njihemi me gjendjen në këtë vend. Përveç mungesës së dritave dhe çmimeve të larta, pikërisht OSHEE i ka vënë flakën një pemë. Sipas raportuesve të Jetaoshqef.al pema mori flakë për shkak të një shkëndijë nga telat e tensionit që ndodheshin sipër pemës.
"Kemi një muaj që njoftojmë për këtë problem, por askush nuk ka marrë masa", shprehet i revoltuar qytetari. Mesa duket siç ndodh rëndom në vendin tonë masat merren pasi ndodh "gjëma" sado e rëndë të jetë ajo. Ndërkohë OSHEE vazhdon t’u vërë flakën pemëve.