
Pas videos së tmerrshme të publikuar nga emisioni investigativ "STOP", menjëherë policia ka bërë të mundur arrestimin e administratores se kopështit privat Anjeza Shabani.
Në videon tronditëse duket fare qartë se si pronarja, Anjeza godet pa mëshirë fëmijën tre vjeç. Ish-gazetarja kishte hapur kopështin bashkë me bashkëshortin e saj. Denoncimi ndaj këtij rasti erdhi nga babai i fëmijës i cili dyshonte nga shenjat në trup të fëmijës së tij.