JOQ Albania
Home

Aksident me motor në Shkodër, humb jetën një person
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 10/06/2016 12:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak orësh në Beltojë të Shkodrës dhe si pasojë ka humbur jetën një person. Sipas raportuesit të Jetaoshqef.al viktima është rrëzuar nga motori dhe për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Këto janë pamjet e rënda të aksidentit të ndodhur. Raportuesi është shprehur se viktima është rreth të 50-ve dhe është rrëzuar si pasojë e humbjes së ndjenjave në drejtimin e mjetit.

"Jam 100% i sigurt qe ka vdekur , pasi e kam vellain kryeinfermier kirurgjie ne spitalin e Shkodres. Por ambulanca ka mberritur 40 minuta me vonese. Personi eshte 50 vjec. Distanca nga ku eshte stacioni i ambulances eshte rreth 5km", është shprehur raportuesi.