JOQ Albania
Home

E tallnin shokët, 10-vjeçarja hakmerret me “makinën qepëse” të gjyshes
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19/02/2016 8:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në shkollë të gjithë kemi kaluar situata të sikletshme, ku shokët dhe shoqet na tallnin për veshjen apo edhe fizikun. E njëjta gjë ka ndodhur me një 10-vjeçare e quajtur Egypt Ufele, shkurti “Ify”, e cila tallej nga shokët për peshën që kishte.

Ify iu përgjigj talljeve në mënyrën më të mirë të mundshme, ajo krijoi një linjë veshjesh për femrat plus-size. 10-vjeçarja nxori makinën qepëse të gjyshes së saj dhe filloi punën për të krijuar linjën e parë "Chubiline", që sipas saj ”sjell Afrikën tek Amerika”. Dhe tani ia ka dalë të jetë pjesë e Javës së Modës në New York, i vetmi stilist-fëmijë që krijon veshje për modelet e kolme.

Pronari dhe themeluesi i Small Boutique Fashion, Preston Walker u shpreh se tek krijimet e Ify-t sheh të ardhmen e industrisë së modës.
“Njerëzit më përgëzojnë dhe më thonë se jam e zonja në modë,” thotë Ify, duke shtuar se vëmendjen negative e kthehu në pozitive.