
Sot është dita e parë e muajit të madhërishëm të Ramazanit dhe dita e parë e agjërimit për çdo besimtar musliman. Duke u bazuar te kalendari musliman, muaji Ramazan fillon me 6 qershor dhe zgjat deri me datë 4 korrik. Sipas fesë islamike, çdo besimtar duhet të agjërojë për një muaj në shenjë solidariteti. Pas një muaji agjërim të Ramazanit , muslimanët festojnë Bajramin e Madh ose Fiter Bajramin.
Me këtë rast Kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, Skënder Bruçaj ka uruar të gjithë besimtarët për muajin e Ramazanit 2016, duke e cilësuar Ramazanin si festë hyjnore për të gjithë besimtarët.
Të parët që e filluan agjërimin thuhet se ishin egjiptianët e lashtë, të cilët agjëronin në mënyrë të veçantë në festat e tyre. Gjithashtu edhe kinezët e praktikuan agjërimin sidomos në kohërat e luftërave. Agjërimi është praktikuar edhe në Greqinë e vjetër në forma të ndryshme.