JOQ Albania
Home

Njihuni me Vjollcën, punonjësja që nuk të mbaron punë po nuk i dhe 10 mijë lekë
Shkruar nga: | Publikuar më: 20/05/2016 10:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shpeshherë ryshfeti në Shqipëri ka dy ekstreme: të zgjidh punë menjëherë nëse e praktikon, ose të lë të "vdesësh" nëse nuk fut dorën në xhep. Kështu, në zyrat e administratës, punonjësit nxjerrin "bukën e ditës" duke shfrytëzuar pozicionin që kanë. Ose, thënë ndryshe, u "pinë gjakun" qytetarëve shqiptarë. E tillë është edhe Vjollca.

Ajo është shumë e shkathët. E dini sa shpejt ju mbaron punë? Sa hap e mbyll sytë! Po, po. Por, nëse ju i jepni asaj 1.000 lekë të reja. Përndryshe, as që nuk ua hedh sytë.

Për ta vërtetuar këtë, raportuesi shprehet se janë kamerat e sigurisë ato që dëshmojnë korrupsionin që bëhet nga punonjësja në fjalë.

Ky është raportimi i ardhur pranë Jetaoshqef.al:

"Prsh JOQ. Jam sot me date 20.05.2016, tek ZVRPP(Hipoteka) Durres. Dita e premte iu rezervohet qe te kryejne sherbime veç Noteret dhe une kisha autorizim per te kryer sherbimin. Nuk me sherbeu mua, pasi erdhi nje qytetar dhe u fut pa rradhe dhe mbaroi pune dhe ne perfundim i dha si "bakshish" rryshfet/mite punonjeses se sportelit nr. 4 ora 11:50 am Vjollca Maloku (punonjese e re) dhe mbaroi pune pa rradhe e pa telashe.
Per te vertetuar kete qe un po ju them, zyra survejohet nga kamerat e institucionit mund ta hapni dhe te verifikohet kur qytetari i jep me doren fshehur 1000 lek. Faleminderit."