Pas deklaratave të Ben Blushit në kuvend ka reaguar Elvis Roshi duke thënë se ka përdorur një gjuhë që nuk duhet. Por diçka e tillë ka ndodhur pasi Ben Blushi foli me gjuhën e Berishës dhe kjo e ka bërë të shkelë çdo etikë të komunikimit.
Roshi ka kërkuar ndjesë për mesazhin që ka nisur, por ajo nuk i është drejtuar Blushit por banorëve të qytetit të Kavajës. Ai gjithashtu shprehet se qëkur është zgjedhur në zonën që konsiderohej e sigurt për PD-në, familja e tij në mënyrë të vazhdueshme është përballur me shpifje të rënda.
Pvarësisht se Roshi është cilësuar si vrasës dhe kriminel nga Berisha edhe më parë, këtë herë çudia i vjen për faktin se ishte Ben Blushi ai që përbalti emrin e tij. Roshi ka thënë se është i gatshëm që ligji i dekriminalizimit të zbatohet tek ai i pari.
Stausi që Elvis Roshi ka postuar në facebook:
"Deshiroj te kerkoj ndjese sot per nje mesazh te nisur qe sigurisht nuk eshte i hijshem dhe permban nje gjuhe qe nuk duhet perdorur gjithesesi.
Kjo ndjese e imja nuk i drejtohet deputetit Ben Blushi, por te gjithe qytetareve te Kavajes, qe besojne tek une dhe me votojne per te drejtuar bashkine tone. E verteta eshte se kjo shkelje e imja e etikes ka ardhur pasi me ka ardhur shpirti ne maje te hundes.
Qe nga dita qe kam sfiduar dhe kam fituar ndaj Sali Berishes ne Kavaje, neqytetin qe konsiderohej zona me e sigurt e PD, une dhe familja ime jemi perballur me nje lume shpifjesh, balte dhe denigrimi. Me kane bere hajdut, vrases, e cdo gje tjeter qe i ka nxene goja Sali Berishes. Epitete qe as une e as familja ime nuk ia kemi borxh kerkujt per t’i degjuar cdo dite, vit pas viti.
Por ndersa u mesuam me perbaltjen e Partise Demokratike dhe Sali Berishes, nuk ma kishte marre mendja kurre se te njejtin fjalor, te njejtat sharje e akuza, do i degjoja sot nga Ben Blushi, qe foli me gjuhen e Sali Berishes. Kjo eshte arsyeja pse sot e shkela etiken ne komunikim, pasi ndonese e pafalshme, edhe une jam nje njeri si gjithe te tjeret.
Por deshiroj te siguroj cdokend se une nuk kam asnje lidhje me krimin dhe pres me padurim cdo dite qe ligji i dekriminalizimit te zbatohet tek une i pari per te zbardhur njehere e mire te verteten, ne menyre qe cdo shqiptar ta kuptoj se une nuk jam subjekt i atij ligji e ndryshe nga shume te tjere, nuk kam asgje per te fshehur".