Linda Halimi disa muaj më parë ka befasuar jurinë e American Idol me performancën e saj në audicion. Jeniffer Lopez dhe anëtarët e tjerë të jurisë janë mahnitur dhe e kanë vlerësuar maksimalisht talentin e këngëtares shqiptare.
Linda jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku zhvillon aktivitetin e saj si trajnere personale ndërkohë që merret edhe me muzikë. Mbrëmjen e djeshme ajo ka postuar në facebook-un e saj një video në prapaskenë.
Në video shikohet Rihanna duke përshëndetur artistët e ndodhur aty, ndërkohë që Linda po filmonte videon. Të gjithë së bashku kanë festuar duke pirë shampanjë, ndërkohë që Linda lajmëroi se më vonë të gjithë artistët protagonistë të videos do ti bashkoheshin një feste.