JOQ Albania
Home

Kultivonte marijuanë, arrestohet djali i Mehmet Shehut
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17/05/2016 17:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

edegfdghstfgsd

Policia suedeze ka vënë në pranga Skënder Shehun, djalin e ish-kryeministrit komunist, Mehmet Shehu. Skënder Shehu është arrestuar në banesën e tij, në Stokholm, ku është kapur duke kultivuar marijuanë.

Skënder Shehu është djali i dyte i Mehmet Shehut dhe ne një fare mënyre ishte preteksti për eliminimin e i ish kryeministrit me jetëgjate ne historinë e Shqipërisë. Ai u fejua me Silva Turdiun, ish volejbollisten dinamovite e cila kishte lidhje gjaku me ish te arratisurin Arshi Pipa.

Kjo gjë solli reagimin e diktatorit Enver Hoxha i cili e kryqëzoi ne vitin 1981 ish shokun e tij te armeve duke e detyruar ketë te fundit te kryej aktin e vetëvrasjes. Tani 35 vite me vone , djali i Mehmet Shehut,ka rënë në prangat e policisë.