JOQ Albania
Home

“Shqipëria e madhe do krijohet brenda 7 vitesh”
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09/05/2016 8:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

shqiperia e madheQë në momentin që Kosova fitoi pavarësinë nuk kanë munguar supozimet dhe frika e serbëve se Shqipëria dhe Kosova do bashkohen për atë që ata e quajnë “Shqipëria e Madhe”.

Nëse Perëndimi ka shpresuar se ëndrra për Shqipërinë e madhe është vetëm ëndërr, duket se ajo po ballafaqohet me ankth, konstaton gazeta serbe vijesti online. Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, siç ka thënë, është i brengosur që “bashkimi i Kosovës me Shqipërinë tingëllon si kërcënim”.

Koha.net shkruan se teoricienët shqiptarë pohojnë se projekti i tyre për Shqipërinë e Madhe do të realizohet brenda 7 viteve.

Teoricienë shqiptarë thonnë se projekti i tyre për Shqipërinë e madhe mund të realizohet pas më pak se shtatë vjetëve të ardhshme, sepse, siç kanë thënë ata në analizat e veta, “Evropa e dobësuar nuk do të ketë as forcë dhe fuqi ushtarake që t’iu dalë ndesh kërkesave shqiptare dhe ne vetëm duhet të jemi të durueshëm”.

Shkrimi vijon më tej duke thënë se Evropa nuk e ka kuptuar se me njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, në fakt e ka filluar fazën e parë të këtij qëllimi politik të kombit shqiptar. Nëse dhe kur Kosova, qoftë dhe si vëzhgues, merr karrigen në OKB, ajo do ta shpallë referendumin për bashkimin me Shqipërinë, mendojnë analistët.