
Radio Televizioni Publik Shqiptar tashmë ka një drejtor të ri. Thoma Gëllçi u zgjodh sot drejtor i përgjithshëm i RTSH-së, duke zëvendësuar Martin Lekën.
Këshilli Drejtues i RTSH-së, organi që zgjedh drejtorin, dha 7 vota pro kandidaturës së gazetarit Thoma Gellçi, nga 11 anëtarë që ka në përbërje.
Gellçi kandidonte në këtë post me profesor Petrit Malajn.
