
Në Evropë pothuajse një në tre persona ka gishtin e dytë të këmbës më të gjatë se gishtin e madh, por shumë pak njerëz janë në dijeni se cili është kuptimi i një detaji të tillë.
Prej disave kjo quhet ‘’këmba greke’’ dhe njihet si shenjë e fuqisë , inteligjencës dhe tërheqjes. Përveç këtij kuptimi njerëzit e shikojnë një gjë të tillë thjeshtë si një diferencë vizuale, por duhet pasur shumë kujdes pasi ka komplikimet e saj.
Njerëzit me një karakteristikë të tillë duhet të kenë kujdes gjatë ecjes dhe vrapimit sepse gishti rrezikon të lakohet duke sjellë pezmatim dhe dhimbje. Prandaj kur kemi gishta të tillë sugjerohet që të kemi kujdes me këpucët që zgjedhim të veshim, ato duhet të lejojnë hapësirë të mjaftueshme midis gishtërinjve.