JOQ Albania
Home

6 mln lekë ryshfet për një gjyq, arrestohet gjyqtari së bashku me të birin
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02/05/2016 21:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

wetfgef

Policia ka arrestuar në flagrancë një gjyqtar që po merrte ryshfet për një vendim gjyqësor.

Në prangat e policisë mësohet se ka rënë gjyqtari Ibrahim Hoxha së bashku me të djalin e tij, Ledion Hoxha.

Ledion Hoxha ishte futur në lokal për të marrë paratë, kur policia e ka arrestuar në flagrancë, së bashku me dy persona të tjerë, të cilët ishin personat që do të jepnin paratë.

Por kush ishte Ibrahim Hoxha?

Ibrahim Hoxha është gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës. Në dhjetor të 2013-ës, ish-ministri i  Drejtësisë së asaj kohe, Nasip Naço i propozon Këshillit të Lartë të Drejtësisë masën shkarkim nga detyra për gjyqtarin Ibrahim Hoxha. Kjo masë disiplinore u morr pasi Hoxha kreu shkelje të rënda procedurale, kur pezulloi ekstradimin e Paro Laçit.