JOQ Albania
Home

UEFA nxjerr bllof Dukën për sloganin e kuqezinjve
Shkruar nga: | Publikuar më: 02/05/2016 16:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“O sa mirë me qenë shqiptar” është slogani fitues që Kombëtarja jonë do të ketë të stampuar në autobusin e saj gjatë rrugëtimit të saj për në “Euro 2016”.

UEFA kishte hapur një konkurs për zgjedhjen e sloganit duke ftuar tifozët të votonin një nga tre alternativat: “O sa mirë me qenë shqiptar”, “Fluturo shqipe”, ose “Ti Shqipëri më jep nder”, rezultatet e së cilës dolën sot.
slogan
Por, kujtojmë se ishte Duka ai që deklaroi se slogani i kuqezinjve në Europian do të ishte “Ti Shqipëri më jep nder”. Një deklaratë e cila ra poshtë sot, pasi sondazhi nxori fitues sloganin “O sa mirë me qenë shqiptar”.

Të jetë nxitim i kreut të FSHF-së apo përfundim nga të dhëna të gabuara? Gjithsesi, tashmë dihet se slogani përfundimtar është “O sa mirë me qenë shqiptar”.