
Pas publikimit të katër këngëve në mënyrë të njëpasnjëshme, reperi Noizy ka publikuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shihet në një avion privat, në shoqërinë e aktorit të njohur Blerim Destani.
Vetëm pak minuta pas publikimit, kjo foto është publikuar dhe nga Ermal Mamaqi, i cili ka bërë humor duke bërë s i revoltuar.
“Ja kshu më mërzit ky mu. Un ja lej avjonin për i xhiro,ky merr Blerimin dhe dalin me gjujt. Varja. Noizi nuk ta lej më avjonin. dhe sille shpejt se do iki të bëj pazar.”, ka shkruar Ermali.