JOQ Albania
Home

Makinat e Google Maps mbërrijnë në Shqipëri
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28/04/2016 21:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

13010688_10153784573938371_5500112961326723057_n

Pikat turistike si bregdeti, qytetet muze dhe historike, turizmi malor dhe jo vetëm, tani do të mund të shihen nëpërmjet internetit. Kjo gjë do të bëhet e mundur nga fotot e realizuara që Google do të bëjë, nëpërmjet projektit “Google street view”.

Shqipëria hyn pas 76 vendesh dhe 18 muajsh negociatash në aplikimin e këtij projekti i cili do të nise të aplikohet që nga data 29 Prill.

Dy makinat kanë mbërritur në portin e Durrësit dhe së shpejti pritet të fillojnë udhëtimin në Shqipëri për të fotografuar rrugët kryesore të vendit tonë.