Ka mbikalime, por njerëzit preferojnë të rrezikojnë jetën e tyre dhe të zgjedhin rrugën e shkurtër. Një burrë dhe një grua për të kaluar në anën tjetër të rrugës kishin një mbikalim, por njëri prej tyre ka zgjedhur rrugën e shkurtër dhe më të rrezikshme që mund t’i kishte marrë edhe jetën.
Kjo video e filmuar në autostradë tregon gruan që zgjedh të kalojë mbi mbikalim, ndërsa burri hipën mbi trafikndarësen, qëndron i shaluar mbi të dhe vrapon për të kaluar në anën tjetër. Nëse një makinë do vinte me shpejtësi, ai sot mund të kishte ngelur sakat ose të kishte humbur edhe jetën.
Ka raste kur fajin nuk e kanë të tjerët, por vetë populli që është mësuar të ecë gjithmonë në rrugën e shkurtër dhe të mos zbatojë disa rregulla që janë jetike.