Thonë që dashuria bën mrekullira dhe kanë të drejtë se vetëm dashuria të bën budalla në fakt. Mirëpo vajza teksa e lexoni këtë histori lutuni që edhe i dashuri juaj të bëhet kaq ‘budalla’, ndërsa ju djem është koha të mësoni.
Një çift nga Kina kanë shpërndarë foto mahnitëse të tyre, të një propozimi mjaft interesant. Djaloshi i kishte thënë të dashurës që të shkonin së bashku në ngjitje në një shkëmb, ndërkohë ai kishte marrë me vete edhe një fotograf profesionist.
Në momentin që çifti është në ngjitje, pozicion mjaft i rrezikshëm për vajzën, djali ndalet dhe i propozon asaj që të bëhet gruaja e tij ose do t’ia lëshonte dorën.
Në fakt është shumë gazmore, pasi duket edhe si kërcënim sepse nëse vajza do të thoshte jo ai do t’ia lëshonte dorën. Por, fatmirësisht vajza tha PO.
Propozimet për martesë janë kthyer në garë mes çunash, kush e ka më të veçantin. Mund të themi se ky propozim u shpërnda shumë herë dhe komentuesit thanë se ishte propozimi më i bukur që kishin parë ndonjëherë.