Fenomeni Xhesika Ndoj ka dhënë dje një intervistë për "Rrokum night me Kastro Zizon". Ajo ka folur për karrierën e saj si modele dhe si këngëtare. Xhesika ka një vajzë 5 vjeç dhe është në kërkim të princit të kaltër megjithëse beson se ai nuk ekziston.
E ngacmuar nga moderatori për historinë e deputetit se e ka bërë vet lajmin publik për të marrë famë ajo shprehet: "Ka qenë propozim i deputetit të PD për të bërë diçka publike. Donte të bëhesha femra e tij por mua nuk më ka pëlqyer të jem eskorta e askujt dhe nuk blihem me para. Deputeti është burrë i martuar dhe më tha ‘nuk do të mungojë asgjë, do të mbaj si gocë sheiku’. Ai është i madh në moshë e unë nuk shkoj me 45-vjeçarë."
Kastro vazhdon të ngulë këmbë se fama e Xhesikës ka ardhur si pasojë e lajmeve me deputetin por ajo insiston që është këngëtare dhe u bë e famshme para 3 vjetësh. Unë nuk mbaj mend gjë. Ju kujtohet ju?
Përveç deputeti të PD, ajo paska miqësi dhe me Edi Ramën të cilin e ka takuar disa herë. Për ndërhyrjet plastike Xhesika thotë: "Vithet e mia janë origjinale, kurse gjoksin kam 3 muaj që e kam bërë."
Kjo vajzë është besimtare dhe shpeshherë shkon në Kishën e Laçit. Për t’u treguar njerëzve që ka zë, filloi të këndojë "Xhamadani vija vija" së bashku me Kastron. Mund të themi që gjërat janë serioze, pra Xhesika di të kendojë dhe live.