Manastirliu i fal 1.3 MLD oligarkes Shpresa Joanidhi, darka në Spitalin e Durrësit: 1 kokër hudhër

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.03.2022, 17:14

Një rast që me fakte provon “shëndetësinë e Rilindur” të qevrerisë Rama, mbërriti para pak ditësh në redaksinë e JOQ ALBANIA.

Një pacient i shtruar në spitalin e Durrësit me foto denoncoi vaktin e servirur në këtë spital, i cili konsistonte në një lëng, makarona të ndenjura supe, një fetë buke dhe një kokërr hudhër…

Kokrra e hudhrës është shtuar në vaktin e spitalit të Durrësit nga vetë Shpresa Joanidhi për t’i uruar pacientit shëndet të mirë që të mos e marrin mësysh.

Tenderin për shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit në këtë spital, vartësit e Ogerta Manastirliut ia kanë dhënë oligarkes Shpresa Joanidhi me kompaninë e saj Dion-Al. Vlera e tenderit ka qenë 1.3 MLD Lekë me TVSH me kohëzgjatje 42 muaj.

Goxha menu të pasur për ta fituar tenderin u ka paraqitur Shpresa spitalit, të cilën e kanë përzgjedhur fituese.

Nëse qenkan këto standardet për të fituar paratë e djersës së popullit e në këmbim ta ushqesh me hudhra, a ka insitucione në këtë vend që kontrollojnë vijueshmërinë dhe zbatimin cilësor të procedurave të lidhura të kontratave publike?!

Ky është rasti flagrant se si paratë e qytetarëve të varfër u futen në xhep oligarkëve e i ndajnë me qeverinë, ndërsa pacientëve u ushqehet ushqim i mbetur me vlerë më të pakët se 500 Lekë të reja për vakt.

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

FACT CHECK: Ne përpiqemi për saktësi të lajmit, por nëse shikoni diçka që nuk shkon,
klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit