Tomi i AKEPIT “mbyt në miliona” BNT ELECTRONICS në tenderin pa konkurrencë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.03.2022, 22:27

Ja prapë Tomi miq. Po, po, ai vetë. Tomi i AKEP-it. Zotëria duket se nuk lodhet kurrë kur vjen puna të organizojë procedura tenderash të dyshimta. Njërin prej tyre ua paraqitëm vetëm pak ditë më parë, por si duket SPAK-ut nuk i bën gjë përshtypje dhe Tomi vazhdonë i qetë me “avazin” e tij. E pikërisht një tjetër tender i dyshimtë ka dalë në pah.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër refernce REF-19717-02-15-2022 dhe me objekt “Shpenzime për mirëmbajtje dhe suport teknik për sistemin e monitorimit të spektrit të frekuencave SRFMS Shkodër, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Fier, TMS”. Fondi limit i tenderit është 17,500,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 210 milionë lekë të vjetra me TVSH. Shikohet qartë se kemi të bëjmë me një tender i cili ka lidhje me suportin dhe mirëmbajtjen, një temë kjo tepër e preferuar e atyre që organizojnë tendera, pasi siç dihet nën petkun e “mirëmbajtjes” bëhen abuzime të frikshme.

Por le të shohim të dhënat e tenderit. Duke hulumtuar dokumentacionin rezulton se kemi të bëjmë me një mungesë totale konkurrence. Kjo pasi në garë rezulton të ketë marrë pjesë vetëm një kompani, përkatësisht BNT ELECTRONICS në pronësi të Leonard Terpo dhe Jovan Bojdani. Kjo kompani rezulton se ka ofruar vlerën prej 17,160,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 205 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Mirëpo përtej faktit se nuk ka patur fare konkurrencë, rezulton gjithashtu se vlera e ofruar nga BNT ELECTRONICS është tepër e përafërt me vlerën e fondit limit të tenderit, ku diferenca është qesharake. Kështu vlera e ofruar prej tyre është sa 98% e fondit limit. Një shifër kjo që i përforëcon dyshimet se fituesi mund të ketë qenë i paracaktuar. Jepi Tomi!

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit