Edi Rama i jep humoristit Gaz Paja 133 mijë metra katrorë për resort luksoz në Dhërmi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.03.2022, 19:08

Shqipëria për fat të keq është një vend i çuditshëm. Është ferr për njerëzit e thjeshtë por parajsë për pushtetarët dhe lëpirësit e qeverisë. Zbulohet se me një vendim të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, aktori i humorit i njohur për mbështetjen ndaj Partisë Socialiste, Gazment Paja, ka marrë plot 133 mijë metra katrorë tokë nga Edi Rama. Nuk bëhet fjalë për ndonjë tokë dosido, por mu në Dhërmi, në një nga zonat më të kërkuara dhe të frekuentuara nga pushuesit.

Gaz Paja nëpërmjet kompanisë së tij “Ecotech Energy Services” në bashkëpunim me një kompani tjetër të quajtur “Startek”, mësohet se është klasifikuar si investitor strategjik në bregdetin e jugut dhe do të investojë rreth 13.8 milionë euro në ndërtimin e një resorti luksoz. Nuk dihet ende se ku i gjeti Gaz Paja 14 milionë euro për të investuar, pasi është disi e çuditshme t’i ketë fituar vetëm duke bërë Ramën me Veliajn të qeshin me humor burgu.

Por duke shfletuar vendimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve të firmosur nga vetë Edi Rama, shikohet se planifikohet të ndërtohet një resort luksoz i fokusuar në turizmin elitar. Në të do të bëjnë pjesë një hotel me 5 yje si dhe vila luksoze. Interesant është fakti se hoteli i cili realisht mund të sjellë të ardhura për turizmin do të ndërtohet në një hapësirë prej vetëm 25 mijë metrash katrorë. Ndërsa pjesa tjetër prej 108 mijë metrash katrorë do të përdoret për ndërtimin e vilave. Këto vila pas ndërtimit do të shiten nga kompania e Gaz Pajës dhe nuk do të sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin. Ndërkaq mësohet se kompania “STARTEK” aplikoi e para më vete në vitin 2017 për këtë projekt por nuk fitoi. Vetëm pas bashkimit me kompaninë e Gaz Pajës, çuditërisht leja u dha nga qeveria Rama.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit