EMRAT/ Rama jep leje për kullë të re tek Liqeni, oligarkët betonizojnë me restorte Jalën e Dhërmiun

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.03.2022, 17:54

Një javë më parë u bë publike lista e lejeve të ndërtimit e të zhvillimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT).

Në mbledhjen e sekretariatit janë miratuar një sërë lejesh për oligarkë e biznesmenë të Shqipërisë, si në Tiranë ashtu edhe në Jug të vendit.

JOQ Albania ka sjellë për ju sot një hulumtim të detajuar mbi personat që kanë përfituar lejet më pikante që do betonizojnë Jugun e jo vetëm me lejen e Edi Ramës.

Bien në sy lejet e ndërtimit për disa kulla shumëkatëshe në zonën e Liqenit të Tiranës të quajtuara Tirana Lake.

LEJET NDAJ OLIGARKËVE

Kullë në Rr. “Sami Frashëri”, me subjekt zhvillues shoqërinë “ALKonstruksion Group” sh.p.k të Besim Ismailit.

Kullë tek Liqeni Artificial i Tiranës me emrin “Tirana Lake”, me zhvillues shoqëritë “Building Construction” sh.p.k të Ilir Merjas dhe dhe “Eldino” sh.p.k. të Gabriela Dinos. Kjo kullë thuhet se rrezikon digën e liqenit dhe po ndërtohet me para të dyshimta.

Kullë tek Rr. “Vaso Pasha (Brigada 8)”, me subjekt zhvillues shoqëritë “Texas Development” sh.p.k të Andi dhe Olsi Efthimi me 20% dhe Zurich Group Investment me 80% të dhe “Daton” sh.p.k. të Orion Cenallës.

Hotel të emëruar “Wave Hotel” në Durrës me me subjekt zhvillues shoqërinë “LTD Co” sh.p.k. të Kujtim dhe Ilir Shtufit zotërues edhe të NOVA Construction përfitueses së shumtë të tenderave të Tiranës e po ashtu në pronësi 40% të Luçiano Koçekut.

Hotel në Dhërmi me subjekt zhvillues shoqërinë “Miki Konstruksion” sh.p.k. të Gazmend Hasit dhe Altin Nderlitas.

Resort në Dhërmi me subjekt zhvillues shoqërinë “Dast” sh.a. të Qazim Muçës me 100% të aksioneve.

Dy komplekse turistike në Jalë me subjekt zhvillues shoqërinë “Soleil & Sea” sh.p.k të Endri Mingollarit me 90% dhe Ardit Bajraktarit me 10% të aksioneve.

Ndërtimi i HEC Hekal me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Age Erzen” sh.p.k. të Lavdosh Balës.

Biznesmeni Artur Shehu nga Vlora ka marrë leje zhvillimi në Lungomare për objektin: “Godinë me funksion shërbimi, në shëtitoren bregdetare”, me shoqërinë e tij “ADHENIS” sh.p.k.

Geront Çela i BRUNES, ka marrë Leje Zhvillimi për objektin: “Marina Hotel dhe struktura akomoduese rezidenciale”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë e tij “Marina Residences Vlorë” sh.p.k.

VENDIMET E KËSHILLIT KOMBËTAR TË TERRITORIT TË MIRATUARA MË 16 MARS 2022

Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesa e krahut verior, projekti për zgjerimin e terminalit të pasagjerëve të Aeroportit “Nënë Tereza” dhe godina e re e policisë, me vendndodhje në Bashkinë Krujë, me subjekt zhvillues “Tirana International Airport” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Fabrikë për prodhimin e transformatorëve TM, TU dhe remontin e transformatoreve të fuqisë deri në 110KË dhe ambiente magazinimi”, Bashkia Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Elektroinvest”.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kullë Radar”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Xhamisë së Plumbit”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me subjekt zhvillues Agjencinë e Korperimit dhe Kordinimit Turk.

Leje Ndërtimi për objektin: “Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Kulturës.

Leje Ndërtimi për objektin: “Mozaiku i Tiranës”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Kulturës.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shumëfunksionale për Akademinë e Forcave të Armatosura”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Reparti Ushtarak 5001.

Leje Ndërtimi për objektin: “Baza Ajrore e Kuçovës”, me vendndodhje në Bashkinë Kuçovë, me subjekt zhvillues Reparti Ushtarak 3001.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rindërtimi i godinës së laboratorit të komunitetit “Food4health”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godina e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Universitetin Politeknik të Tiranës.

Leje Ndërtimi për objektin: “Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Sami Frashëri” 1, 2 dhe 4 kate, me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rindërtimi i shkollës “Xhezmi Delli”, me vendndodhje Bashkinë Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksioni i Kopshtit Nr. 41”, me vendndodhje Bashkinë Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “26 Nëntori””, me vendndodhje Bashkinë Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh”, me vendndodhje në Rr. “Sami Frashëri”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “ALKonstruksion Group” sh.p.k.

Për ndryshim të Lejes së Zhvillimit për objektin: “Kompleks me funksion banimi dhe shërbimesh “Tirana Lake”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqëritë “Building Construction” sh.p.k dhe “Eldino” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me funksion banimi dhe shërbimesh “Tirana Lake”, Faza 1, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqëritë “Building Construction” sh.p.k dhe “Eldino” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me funksion banimi dhe shërbimesh “Tirana Lake”, Faza 2, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqëritë “Building Construction” sh.p.k dhe “Eldino” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi”, me vendndodhje në Rr. “Vaso Pasha (Brigada 8)”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Texas Development” sh.p.k dhe “Daton” sh.p.k.

Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Objekt me funksion hotel “Wave Hotel”, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “LTD Co” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë me funksion hoteleri, me vendndodhje në Dhërmi”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Miki Konstruksion” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Banyan Tree Hotel Resort”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dast” sh.a.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks turistik, rezidencial dhe shërbime”, me vendndodhje në Jalë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Soleil & Sea” sh.p.k

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik, rezidencial dhe shërbime”, Faza 1, me vendndodhje në Jalë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Soleil & Sea” sh.p.k

Leje Zhvillimi për objektin: “Vila banimi “Lola”, me vendndodhje në Rr. “Pavarësia”, Bashkia Durrës”, me zhvillues Z. Idajet Ismailaj.

Leje Zhvillimi për objektin: “Marina Hotel dhe struktura akomoduese rezidenciale”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Residences Vlorë” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë me funksion shërbimi, në shëtitoren bregdetare”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “ADHENIS” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks hotelier dhe rezidencë me shërbime turistike”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Regina Group – Construction” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Resort me hoteleri dhe rezidencë me shërbime turistike, me vendndodhje në Radhimë, BashkiaVlorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Regina Group – Construction” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks me funksion shërbim hoteleri dhe shtëpi të dyta”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Imeraj & AG Construction” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues Znj. Flutura Andoni.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleksi kurativ “Kroi i bardhë”, me vendndodhje në Kurbnesh, Bashkia Mirditë”, me subjekt zhvilluesshoqërinë “Kunora Group” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë objekti industrial 1 dhe 2 kate dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Bashkinë Kamëz, me zhvillues Z. Ardjan Shashaj dhe Z. Skënder Pashaj.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, Hec Mali, në ujrat e patrajtuara të tubacioneve të ujësjellësit Bovillë, lumi Tërkuzë, Bashkia Tiranë, Qarku Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana Energji” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Hekal”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Age Erzen” sh.p.k.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit