Safet Gjici nxjerr në ankand FK Kukësin për 65 Milionë Lekë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.03.2022, 14:56

Bashkia e Kukësit ka nxjerrë në ankand 12.5% të aksioneve të klubit të futbollit të Kukësit. Vlera fillestare e kësaj përqindjeje të zotëruar nga Safet Gjici do të jetë mbi 65 MLN Lekë pa TVSH.

Pjesa më e madhe e aksioneve, përkatësisht 87.5% e tyre janë aksione të pronësi të Lavdrim Gjicit, vëllait të Safet Gjicit. Ankandi do të mbahet më datë 4 Prill në orën 12:00.

Pritet të shihet se kush do jetë aksioneri tjetër privat që do e kthejë klubin e futbollit verior të privatizuar me asnjë përqindje më publike. FK Kukësi në 10 vitet e fundit ka fituar kupa dhe superkupa me një performancë të shkëlqyer.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit