47 MLN LEKË ushqim për qentë e Policisë/ Populli vdes për bukë, Albert Metani mbush xhepat

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.03.2022, 19:54

Drejtori i Policisë se Shtetit duke se ka prioritete në këto kohëra të vështira për popullin shqiptar. Duket se është skemë e Rilindjes që titullarët e institucioneve shtetërore të harxhojnë paratë e taksave të qytetarëve që mendohen disa herë në ditë a duhet të blejnë një produkt të caktuar në supermarkete ku çmimet kanë kapërcyer kacafiu.

Gledis Nano ka dhënë një tender me vlerë 47 MLN Lekë pa TVSH për dy muaj për ushqim krokant me shije gjeli dhe shpendësh për qentë dhe këlyshët e insitucionit që drejton.

Ushqimi për qentë e PSH ka disa specifika proteinike ndërkohë që shqiptarët hanë bukë me grurë serb për kafshët me mungesë proteinash. Tenderi i është dhënë kompanisë METANI të Albert Metanit. Ky person ka po ashtu në pronësi MILIFAR të shërbimi veterinar, përfitues i shumë tenderave të ministrisë së Bujqësisë dhe këtij institucioni e jo vetëm, në shkelje.

ALBERT METANI

Ironia në gjithë këtë fakt është pjesa kur Gledis Nano i nxorri në ankand qentë e Policisë së Shtetit dhe tani për 2 muaj, një qen do hajë më mirë se një shqiptar mesatar me Paketën e Rezistencës së Ramës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit