Gati për SPAK vëllai i deputetit të PS Xhemal Qefalia/ Në xhep 110 MLN LEKË! Prangat Drejtorit të Burgjeve Admir Abrija

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.03.2022, 15:06

Që nga koha kur u arrestua Fatos Tushe për abuzime me Fondet Publike për një tender të dhënë nga bashkia Lushnje me vlerë rreth 25 MLN Lekë, ”tenderat me Procedurë Me Negocim Pa Njoftim do përfundonin në SPAK!”

Ky ishte paralajmërimi i Ramës i bërë publikisht për të gjithë zyrtarët e tij. Tenderave të këtij lloji u bëhen pazaret me fjalë goje, midis Autoritetit Kontraktor dhe Ofertuesit Ekonomik.

Në rastin ku kjo shkelje është konstatuar është e kompanisë së vëllait të deputetit social Xhemal Qefalia, e kaluar në emër të të vëllait Lulzim Qefalisë.

Dajti Park 2007 ka marrë tenderin me vlerë mbi 110 MLN Lekë jo vetëm në Mungesë Konkurrence, por me Negocim të drejtpërdrejtë, me një telefonatë me Drejtorin e ri të Burgjeve Admir Abrija, i cili ka në varësi Qendrën Spitalore të Burgjeve të Tiranës.

Shërbimi që do të ofrojë Qefalia është shërbimi i kateringut, për të dënuarit e burgjeve. Tenderat e cilësuar si në shkelje me ligjin e PP të kompanisë së Qefaliajve është e frikshme.

Një thirrje për SPAK, që shpresojmë të zgjohet tani që u ngoh koha, në mënyrë që të fillojë hetimin e dhënies së parave publike në dorë dhe kalimin e ytre nga një titullar tek tjetri me mënyra të kamufluara por me procedura publike, pa iu trembur ligjit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit