Kush është biznesmeni i karburanteve Plarent Gjinari që futi në xhep 730 MLN për larje çarçafësh tek spitali i Fierit?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.03.2022, 19:25

Spitali Rajonal “Memorial” Fier… spitali që u krijua nga Erdogan dhe tashmë është vënë në funksion të ministres së Ramës për të zhvatur fondet publike.

Duket se tenderi i majmë me objekt shërbimi larje çarçafësh i ka kaluar një kompanie që ka lidhur Marrëveshje Kuadër me këtë institucion. Tenderi është prokuruar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara dhe i është dhënë kompanisë së biznesmenit Plarent Gjinari me vlerë 730 MLN Lekë pa TVSH.

Hije dyshimi bien në këtë tender pasi të gjitha kompanitë e tjera kanë marrë pjesë fiktivisht në garë pasi nuk kanë paraqitur asnjë dokument.

Tenderi i është dhënë Gjinarit, i cili është mësuar të përfitojë para nga Buxheti i Shtetit me “dorë të rëndë”. Ky biznesmen rezulton të jetë edhe pronar i kompanisë Rada Oil Industry. Kompania tjetër e tij rezulton të ketë fituar miliarda nga shoqëria aksionare me kapital shtetëror Albanian Gas Industry.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit