Pas denoncimit nga JOQ, Tan Agolli dhe Alfio Rrotani “ngelen thatë”, anulohet tenderi dhe SPAK fillon procedimin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.03.2022, 16:42

Pas denoncimit ekskluziv të JOQ Albania të një tenderi abuziv të Fondit Shqiptar të Zhvillimit me artikullin e datës 27.01.2022, duket se SPAK i vënë para provave të pakundërshtueshme ka filluar procedimin. Bëhet fjalë për një tender tepër të çuditshëm ku ishte vendosur të harxhoheshin plot 500 milionë lekë të vjetra që kuzhinieri Alfio Rrotani t’i tregonte Dritan Agollit se çfarë ushqimi hanë shqiptarët në zona të ndryshme të vendit.

Jo vetëm kaq por tenderi në fjalë është anuluar edhe nga Komisioni i Prokurimeve Publike. Siç ju kemi informuar, Dritan Agolli shpalli fitues të një tenderi me vlerë rreth 500 milionë lekë të vjetra kuzhinierin Alfio Rrotani. Ky i fundit rezultoi të ishte punonjës i restorantit ku pronar ishte “me letra” djali i Dritan Agollit. E thënë shkurt, JOQ Albania vërtetoi se Dritan Agolli kishte krijuar një skemë të tillë që nëpërmjet institucionit që drejton t’i jepte vetes së tij rreth 500 milionë lekë të vjetra duke shfrytëzuar kompaninë e Alfio Rrotanit.

Komisioni i Prokurimeve Publike u bazua për anulimin e tenderit pikërisht në përfundimet dhe gjetjet e artikullit të Joq Albania, ku u mësua se kriteret e përdorura për të shpallur fituesin ishin evazive. Mjafton të përmendet fakti se një ndër kriteret kërkonte që firma fituese të kishte në personelin e saj një “Web developer”. E thënë shqip, një tip që merret me faqet e internetit. Që firmat pjesëmarrëse të plotësojnë kriteret duhet që “Web developer” të ketë eksperiencë prej të paktën 10 vjet.

Pra nëse ky person ka 9 vite eksperiencë, i humbet kompanisë të drejtën për të garuar. Ndërkaq dihet se nëse një person i tillë është i aftë dhe ka eksperiencë qoftë edhe 5 vjet, mund të bënte çdo punë të atij profesioni. Interesant është fakti që nëse ‘Web developer” duhet të ketë patjetër të paktën 10 vite eksperiencë, dietologu apo nutricionisti që janë vërtetë ndër personat kryesorë në këtë objekt tenderi, mjafton të kenë vetëm 5 vite eksperiencë...

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit