Veliaj vazhdon “traditën”, miliona lekë tender firmës që garoi e vetme dhe ofroi sa 95% e fondit limit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.02.2022, 22:27

I qetë dhe pa zhurmë, ndoshta duke shfrytëzuar situatën aktuale të luftës në Ukrainë, Erion Veliaj ka vazhduar të “merret” me tenderat e tij të dyshimtë. Bashkia Tiranë organizon siç dihet një numër tepër të madh tenderash në vlera të larta. Gjithçka do të ishte në rregull nëse procedurat do të ishin të rregullta, por rezulton se një pjesë e mirë e tenderave të kësaj bashkie janë të dyshimtë. Njëri prej tyre është edhe ky që do t’ju paraqesim në vijim.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-16805-12-30-2021 dhe me objekt “BLERJE PAJISJE PËR SISTEMIN E FONISË NË KËSHILLIN BASHKIAK”. Fondi limit i këtij tenderi rezulton të jetë në vlerën e 2,805,002 lëkësh të reja pa TVSH ose rreth 34 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Dukët se kjo shifër e tillë e konsiderueshme do të përdoret për sistemin audio të Këshillit Bashkiak.

Pa i hyrë llogarisë nëse shifra është apo jo e justifikueshme, na dalin përpara disa detaje që e bëjnë këtë procedurë të dyshimtë. Së pari shikohet se në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani. Pra kemi të bëjmë me një mungesë totale të konkurrencës. Në fakt firma e vetme që ka marrë mundimin të garojë, ka qenë FREDI ELECTRONIC me ofertë 2,683,500 lëkë të reja pa TVSH ose rreth 32 milionë lekë të vjetra me TVSH. Natyrisht duke qenë pjesëmarrësja e vetme, firma në fjalë në pronësi të shtetasit Alfred Kasmi, është shpallur edhe fituese.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, vihet re se kjo vlerë e shpallur fituese është thuajse identike me vlerën e fondit limit të këtij tenderi. Kjo vlerë rezulton të jetë sa 95,6% e tij. Të dyja faktet e mësipërme kuptohet lehtë se ngrenë dyshime të forta se fituesi mund të ketë qenë i paracaktuar. Sa për SPAK-un, e dini vetë ju.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit