Mand Subashi si Veliaj, ble 40 MLN Lekë pemë dekorative për të vdekurit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.02.2022, 22:14

Ashtu si Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe kolegu i Veliajt, Armando Subashi ka agjencinë e tij të Gjelbërimit në Fier.

Për të hequr stresin e SPAK, kryebashkiaku ka vendosur të harxhojë ca para publike nëpërmjet kësaj agjencie për 40 MLN Lekë blerje pemësh dekorative për varrezat e qytetit.

Nëse shqetësoheni se Subashi mendon më pak për njerëzit e gjallë të qytetit se sa për të ndjerët, ideja e tenderit është e qartë: Të vdekurit nuk kërkojnë llogari se si i shpenzon kryebashkikaku taksat e tyre.

Ky tender është thjesht një pretekst për të futur në xhep para nga buxheti i bashkisë. Detajist i madh ky kryebashkiaku i Fierit! Sikur kjo të ishte e vërtetë nuk do e kishte lënë qytetin të zhytej nga plehrat në një incenerator inekzistent.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit