Ervis Beberi i ARRSH i fal 125 milionë ish-deputetit të PS për “të dhënë mend”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.02.2022, 22:26

Përsëri Evis Berberi! Duket se institucioni i tij ARRSH nuk di të ndalet në dhënien e tenderave sa të çuditshëm aq edhe të dyshimtë. Bëhet fjalë për Autoritetin Rrugor Shqiptar i cili ka vendosur të hapë një procedurë prokurimi që përmba disa elementë të denja për SPAK. Qershia mbi tortë është që fitues është shpallur ish-deputeti socialist Gazmir Bizhga me një vlerë që shkon sa 99.8% e fondit limit të tenderit.

Por le t’i shohim pikat me rradhë. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-12251-11-19-2021 dhe me objekt “Supervizion Punimesh Përfundim i Punimeve në segmentet rrugore Ura e Kranesë Qafë Botë, Ura e Kranesë Ura e Gajdarit dhe përmirësimi i segmentit rrugor Shijan Ura e Gajdarit”. Pra në thelb bëhet fjalë për “të dhënë mend” në formë konsulence. Për këtë është menduar si fond limit shifra prej 10,603,873 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 125 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Shikohet se në procedurë kanë marrë pjesë 6 kompani nga të cilat kanë qenë pjesëmarrës në fazat e tjera të procedurës vetëm 3.

Prej tyre, dy kompani kanë ofruar vlera thuajse të njëjta, ndërsa e treta ka ofruar gati 10 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak. E gjeni dot se cila prej këtyre 3 ofertave është shpallur fituese? Ajo me vlerë më të ulët? JO, aspak. Ka ndodhur pikërisht e kundërta, fituese është shpallur kompania që ka dhënë vlerën më të lartë, përkatësisht 10,583,333 lekë të reja pa TVSH ose rreth 125 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Bëhet fjalë për bashkimin e operatorëve “INVICTUS” në pronësi të Laerta Liko dhe Andrin Kerpaçi & “GB CIVIL ENGINEERING” në pronësi të Gazmir Bizhga. Ju duket si emër i dëgjuar ky i fundit? Epo, nuk gaboheni. Ky person ka qenë deputet i Partisë Socialiste disa vite më parë. Bukur apo jo?

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit