Pas publikimit databazave, drejtoresha filtraxhie e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj hedh 1.3 MLD për siguri të dhënash

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.02.2022, 20:42

Ditën e sotme e në vazhdim do të bëjmë një fushatë të vogël sy dhe mendje-hapëse para se të ngrohet koha dhe të gjithë ta zhvendosin vëmendjen se në cilin hotel të oligarkëve të Jugut t’i kalojnë pushimet. Qëllimi i këtyre artikujve është ndërgjegjësimi dhe informimi i popullit shqiptar se si shpenzohen taksat tona nga qeveria Rama, duke përfshirë këtu drejtorë, titullarë të lartë apo ministra.

Qëllimi i renditur në vendin e dytë, themi të dytë, pasi gjyqin moral në Shqipëri e bën populli dhe ky shpeshherë është më i fortë se ligji, është lehtësimi i punës së organeve të supozuara hetuese dhe ligjzbatuese të tipit SPAK për të patur një dosje publike-mediatike me të gjitha shkeljet që bëhen me taksat tona.

Pas skandalit të publikimit të të dhënave të mbi 700 mijë qytetarëve shqiptarë duke përmendur këtu adresën, numrin e telefonit, pagesën dhe vendin ku punon, së fundmi targat e makinave, drejtoresha e fjetur e AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj ka hapur një tender ironik me paratë e popullit të cilin e bëri “lolo”. “E fjetur si bukuroshja e Disneyt” me filtra Instagrami, por me sy hapur 24/7 për të futur duart në paratë e popullit shqiptar.

Bëhet fjalë për mbi 1.3 MLD lekë në tenderin me objekt: Rinovimi i mirëmbajtjes së sistemeve të sigurisë të implementuara pranë AKSHI. Si fillim, bie pyetja, a ekziston një sistem sigurimi në drejtorinë e Mirlindës që duhet rinovuar, pas gjithë skandalit të turpshëm me përmasa tej Shqipërisë?!

1.3 MLD nga taksat e popullit shqiptar për një kompani e cila nuk është përzgjedhur ende, por pikëpyetja më e madhe bie mbi faktin se çfarë u bë me paratë që iu dhanë kompanisë amerikane që përzgjodhi Rama për të ruajtur sigurinë kibernetike të të dhënave të shqiptarëve?!

“Ngjarje nga ato që kanë ndodhur në të gjitha vendet, edhe më të zhvilluara. Por ardhja juaj na jep ekspertizën e duhur dhe sigurinë për të ecur përpara”-deklaroi Rama ndër të tjera për kompaninë amerikane JC Jones Cybersecurity.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit