Skandali/ Përjashtohen nga tenderat ata që hanë paratë e shqiptarëve, “kumbari” i Bashës e klientët e Veliajt

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.02.2022, 15:01

Në Buletinin Publik të APP ditën e sotme ajo që bie në sy para se të kalosh në sektorin e tenderave është fakti se një numër i madh kompanish janë përjashtuar për 10 muaj nga procedurat e tenderimeve publike. Nuk bëhet fjalë për kompani të rangut të tretë, por për përfituese të mëdha të taksave të shqiptarëve.

Ndër to përmendim, Victoria Invest të Fatmir Kuçit, kumbarit të vajzës së Lulzim Bashës, Viktorias e po ashtu kompaninë tjetër të tij Victoria Invest International në emrin e të shoqes Valbona Kuçit.

FATMIR KUÇI

Ndër të përjashtuarit vërejmë edhe COLOMBON e Diana Labajt, klient i përhershëm në Bashkinë e Tiranës me bekimin e Erion Veliajt. Ndër të përjashtuarit e spikatur është edhe KORSEL i Maksim Fejzulla, edhe ky ndër oligarkët e Veliajt.

MAKSIM FEJZULLA

Arsyet e përjashtimit të një kompanie, variojnë sipas rastit, duke nisur nga ortakë të dënuar për vepra penale, e deri tek konfliktet e interesit apo pazaret me titullarët për të fituar tendera.

Redaksia e JOQ Albania kërkoi informacion nga APP mbi arsyet e përjashtimit të këtyre OE nga procedurat e tenderimeve publike, por nuk mbërriti asnjë reagim.

RASTET KUR OPERATORËT EKONOMIKË PËRJASHTOHEN NGA PROCEDURAT E PROKURIMEVE PUBLIKE

  • Janë ose kanë qenë të dënuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë terroriste, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi

-Korrupsion sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi;

-Mashtrim sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi;

-Pastrim parash ose financim i terrorizmit sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi;

-Vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi;

-Falsifikim;

– Punësimi i fëmijëve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.

(Detyrimi për skualifikimin e një operatori ekonomik zbatohet edhe kur personi i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë është anëtar i një organi administrativ, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, operator ekonomik, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij).

  • Një operator ekonomik skualifikohet nga pjesëmarrja në një procedurë prokurimi kur nuk ka paguar taksat dhe sigurimet shoqërore.

  • Kur autoriteti ose enti kontraktor provon se ka shkelje të detyrimeve të zbatueshme që lidhen me legjislacionin mjedisor, social dhe të punës.

  • Kur operatori ekonomik ka falimentuar ose është subjekt i procedurave të falimentimit;

  • Kur operatori ekonomik është shpallur fajtor, me vendim gjyqësor të formës së prerë për shkelje të rëndë profesionale;

  • Kur autoriteti ose enti kontraktor provon se operatori ekonomik ka lidhur marrëveshje me operatorë ekonomikë të tjerë që kanë si qëllim të shtrembërojnë konkurrencën;

  • Kur operatori ekonomik ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi;

  • Kur operatori ekonomik është tërhequr nga nënshkrimi i kontratës në një procedurë prokurimi të zhvilluar nga vetë autoriteti ose enti kontraktor. Ky kusht zbatohet brenda një viti nga tërheqja.

  • Kur operatori ekonomik ka treguar mangësi të mëdha ose të përsëritura në zbatimin e një kërkese thelbësore në zbatim të një kontrate publike të mëparshme me vetë autoritetin ose entin kontraktor që kanë çuar në mbajtjen e penaliteteve sipas parashikimeve të kontratës. Ky kusht zbatohet brenda dy vjetëve nga përfundimi i kontratës, e cila, ka rezultuar me probleme kontraktuale.

  • Kur operatori ekonomik ka paraqitur deklarata të rreme në dhënien e informacionit të kërkuar për të vërtetuar mungesën e arsyeve për skualifikim ose për plotësimin e kritereve të përzgjedhjes, ka fshehur një informacion të tillë ose nuk është në gjendje të dorëzojë dokumentet provues sipas kërkesave të përcaktuara në dokumentat e tenderit;

  • Kur operatori ekonomik ka marrë përsipër të ndikojë në mënyrë të gabuar procesin e vendimmarrjes së autoritetit ose entit kontraktor për të marrë informacion konfidencial, që mund t'i japë atij avantazh të padrejtë në procedurën e prokurimit, ose nga pakujdesia të japë informacione të gabuara që mund të kenë ndikim domethënës në vendimet që lidhen me përjashtimin, përzgjedhjen ose prokurimin.

  • Kur operatori ekonomik është përjashtuar nga pjesëmarrja në procedurat e prokurimit, me vendim të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit