Erion Veliaj blen 70 MLN Lekë veshje për punonjësit e UKT

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.02.2022, 23:32

70 MLN LEKË PA TVSH është një prej tenderave të fundit të UKT TIRANË me autoritet prokurues Bashkinë Tiranë. Fituesi i këtij tenderi të shpallur me Flamur të Kuq është shpallur Vojsava Zenelaj.

Tenderi konsiderohet në shkelje me ligjin e PP për Skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Në garë kanë marrë pjesë 4 operatorë dhe 3 prej tyre janë skualifikuar pasi nuk kanë dorëzuar mostra paraprake.

Në mënyrë të dyshimtë, fitues i këtij tenderi është shpallur personi fizik Vojsava Zenelaj. Ky individ është kontraktuar edhe në vitin 2018 nga Erion Veliaj për realizimin e uniformave të Policisë Bashkiake me vlerë 100 MLN LEKË. Në qendrën e Tatimeve Zenelaj rezultonte punonjëse e vetme e subjektit të saj tregtar dhe e vënë nën sekuestro nga Tatimet.

Ky subjekt as nuk duhej të ishte pranuar për konkurrim pasi personi fizik, rezultonte subjekt me borxhe dhe nën mbledhje me forcë, sipas dokumentave. Pra një e vetëpunësuar me biznes nën-sekuestro u kualifikua si fituese për bashkinë Tiranë dhe hëngri 100 MLN nga taksat tona.

Nëse para pak vitesh ka marrë aq para me bekimin e Veliajt, tashmë Zenelaj me 3 punëtorë të regjistruar vazhdon të fitojë tendera me objekt qepjen e uniformave të UKT për 1 vit.

Mund ta plotësojë kjo kompani këtë kapacitet të kërkuar, apo pas këtij tenderi fshihet një marrëveshje klienteliste e fshehtë si tek të gjitha të tjerat e Erion Veliaj?! Përgjigjen po ia lëmë ta hetojë SPAK.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit