Transplanti i zemrës së derrit në trupin e njeriut, mjeku: Përbërësi sekret është kokaina

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.02.2022, 08:41

Para pak kohësh u mundësua transplanti i zemrës së derrit në trupin e njeriut. Për herë të parë në botë, kirurgët amerikanë kanë arritur të transplantojnë me sukses zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht në trupin e një shtetasi amerikan 57-vjeçar. Transplanti i zemrës së derrit në turpin e njeriut është kryer në datën 7 janar.

Pas kaq ditësh nga kjo ngjarje e madhe, Dr. Muhammad Mohiuddin, drejtor i ksentransplantacionit, ka folur për Vice News lidhur me punën e tij të shkëlqyer në këtë transplant, organi i përdorur gjatë transplantit novator të zemrës nga derri te njeriu që u zhvillua në fillim të këtij muaji, kishte një përbërës sekret dhe ajo ishte kokainë. Zemra u zhvillua nga kompania laboratorike Revivicor, e modifikuar në mënyrë që ADN-ja e saj të ishte më e përshtatshme për një qenie njerëzore, më pas u forcua me kokainë nga kompania suedeze e teknologjisë mjekësore XVIVO, përpara se të udhëtonte në SHBA.

Zakonisht, organet e transplantit vijnë nga distanca shumë më të shkurtra pasi ato prishen brenda disa orësh jashtë trupit. Mohiuddin shpjegoi se si përbërësi sekret, kokaina u përdor në një përzierje midis hormoneve, duke përfshirë kortizolin dhe adrenalinën, që pengojnë prishjen e indeve të gjalla gjatë udhëtimit të tij drejt destinacionit, por kjo zgjidhje ngriti debate mes zyrtarëve në SHBA, teksa kokaina nuk ishte përdorur kurrë për këtë funksion mjekësor. Studiuesit mjekësorë nuk janë të qartë mbi mekanizmat që qëndrojnë pas efikasitetit të amfetaminës, por Mohiuddin nuk ishte i shqetësuar për “pse-në” asokohe, pasi përzierja e kokainës dhe hormoneve e kishte kaluar pritshmërinë.

Burimi: ft.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit